Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Shehajt: Ndërtesa u bllokua nga IKMT-ja dhe Policia pasi është pa leje. Bërtet për shtet po ka futur biznesin në një ndërtim pa leje


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të deputetit të PD-së Agron Shehaj mbi bllokimin ndërtesës ku ushtronte aktivitetin një nga bizneset e tij.

Deri më tani nuk kishte asnjë reagim nga Policia apo institucionet përkatëse duke bërë që Rama të reagojë vetë për situatën.

Rama thotë se ndërtesa ku ushtronte aktivitetin biznesi i deputetit është sekuestruar nga IKMT-ja dhe Policia pasi ka qenë pa leje.

Rama nuk ka lënë pa ironizuar deputetin duke thënë se “bërtet për shtet” duke futur biznesin në një ndërtesë pa leje.

Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje!

Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka!

Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel!”-shkruan Rama në rrjetin social Tëitter.