Vendosni fjalën kyçe....

Replikat mes Dashnor Sulës dhe Damian Gjiknurit: Pas ringjalljes së Krishtit, të dytën e bëri qeveria me plakën e inceneratorëve


Nuk kanë munguar batutat në parlament, ku po diskutohet për krizën e energjisë elektrke në vend.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij fajësoi opozitën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha për gjendjen e sektorit energjetik në vend. Pasi sipas tij, kur PD ishte në pushtet riktheu fashën duke rritur çmimin e energjisë për konsumatorët shqiptarë. Në fund me ironi, Gjiknuri ka “vlerësuar” humorin e deputetit Dashnor Sula, duke e quajtur si një peqins të mirë. Kjo pas kritikave që më herët bëri Sula lidhur me sektorin energjetik.

“Ju e shitët sektorit energjetik. Ju që mburreni për fashën e energjisë, ju e futët fashën. Ju e rritët çmimin e energjisë. Unë kam luftuar shumë që ta heq fashën. Kjo është fashë e përkohshme dhe nuk ka qëllim që të ngarkojë konsumatorin. Është e përkohshme dhe reflekton një krizë ndërkombëtare. Sot, BE po diskuton si të kontrollojë çmimin e gazit. Janë masa që shkojnë në dobi të konsumatorëve. Keni ngritur disa mite për energjinë. Qeveria e PS ka dyfishuar kapacitetet prodhuese.

E dyta, kur flisni për HEC-e private, vendosëm një dysheme mbrojtëse dhe një kapak që kur të vinte kriza  fatura mos t’i shkojë qytetarëve. Falimentoi ÇEZ, e futët sektorin në varr, e morëm ne dhe e ringjallëm, sektori sot ka tejkaluar përgjegjësinë e humbjeve. Po themi një gjë tjetër që ju s’doni ta përmendni. Ju shitët, Bistricën, Shkopetin, Ulëzën. Ju i shitët me 1.3 mln euro/mega. Ndërkohë atë hidrocentralin afër Dajtit, e shitët me 3 mln euro/mega, poshtë vlere. Ky është një krim që i keni bërë sektorit energjetik. Po të kishim sot ato HEC-e, sot nuk do kishim nevojë për ato fasha. Po mos të ishin shitur ato HEC-e, nuk do ishin ato fasha. Prandaj mos spekuloni. Më vjen mirë që qeveria i pa. Ne do kemi mundësi që atë fashë të mos ta implentojmë, kjo është shpresa ime.

Nëse sektori do të ishte në duar të privatit, nuk do të kishte burrë nëne ta mbronte më konsumatorin shqiptar nga ajo masakër që ju bëtë. Kjo është e vërteta. Ju duhet të jeni si ai njeriu që ka bërë një krim dhe pendohet me veten e tij, ul kokën. Nuk duhet të flasë për atë gjë. Mos të hapim ato histori sepse energjia sa më shumë të fusësh duart tek ajo që keni bërë ju, aq më e tmerrshme është. Ca më thua ti Dash mua për institucionet? Si u rriska borxhi dhe rritet arkëtimi. Arkëtimi rritet duke ulur borxhet. Por nuk mund të krahasohet. Ju bëtë shpikjen më interesante, ministritë në vend të paguanin CEZ-in direkt paguanin përmes DIA-s dhe shoqeve të saj dhe ata përfitonin nga buxheti i shtetit.

 Dash, ke një meritë, si peqins i mirë që je, ke humor dhe e përzive aq bukur situatën se po të ishte aij tjetri, varrhimësi, do të ulte kokën dhe nuk do fliste më për viktimën e tij.”– tha Gjiknuri.

Deputeti i PD-së i është përgjigjur ish-ministrit të energjitikës duke thënë me ironi se “unë katunar nga Peqini jam, por të flasësh pas 2 dragojve është e vështirë”, duke iu referuar kështu Arben Ahmetajt dhe Damian Gjiknurit.

Sula vazhdoi ironinë e tij duke thënë se pas ringjalljes së Krishtit, të dytën e bëri qeveria socialiste me atë plakën që doli pronare te inceneratorët.

“Falenderoj që më dha mundësinë kolegu por nuk do e teproj të them miku im. Por unë po e them prap, unë katunar i Peqinit jam, por të flas pas 2 dragojve si ai që iku dhe ky këtu, është e vështirë.

Më tërhqi vëmendjen ringjallja, pas Krishtit ringjalljen e dytë e ka bërë qeveria socialiste me atë plakën e inceneratorëve që ishte e vdekur por doli me 3 milionë euro. Ishalla mund të na bini neve të tjerëve naj 2 milionëshe, 500 mijëshe, naj gjo. Faleminderit, e dëgjofshi.”– u shpreh ai.