Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali i drejtohet Berishës: Je varrmihësi i sistemit elektroenergjetik


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka sulmuar kryetarin e PD-së Sali Berisha në parlament, pas fjalimit të këtij të fundit për krizën energjetike.

Spiropali tha se Berisha është “varrmihësi” i sistemit elektroenergjitik shqiptar.

Sipas Spiropalit, falë privatizimeve të Berishës dhe dëmit që ai i shkaktoi sistemit, u arrit që në vitin 2013, shteti të humbte plotësisht kontrollin mbi ÇEZ.

 “Sapo foli varrmihësi i sistemit elektroenergjetik shqiptar. Përveçse nuk qeshim dot se është për të qarë dua t’i rendis disa fakte që ai dhe qeveria e tij i bënë sistemit.
Gjithë ajo stihi populiste mbi ‘energjia elektrike do jepet falas në periferi e kudo tjetër’, rrënoi bazat e sistemit elektroenergjetik shqiptar. Nuk po e nis këtu se nuk dinte atëhere. Po e nis atëherë kur e dinte mirë se çfarë bënte. E mbani mend privatizimin e OSHE në 2010 dhe ky operacion korruptiv që është dhe sot në hetim në SPAK, për shkak të një raporti të një komisioni hetimor në këtë kuvend, la plagë të rënda dhe ende të pashëruara plotësisht në sistem.

Nuk u hyj fakteve, me ato të merret SPAK-u, për dorëzaninë e kush i kishte dalë për zot, kush ishte sekseri dhe ndërmjetësi. Këto nuk më takojnë mua por drejtësisë. Fakti është se në 2012 dhe në fillim të 2013 i bënte thirrje CEZ-it ju lutem na hapni dritat dhe në ujësjellësa.

Këtë fuqi dhe këtë kontroll kishit ju mbi sistemin në momentin që e dorëzuat.

2011-2013 u firmos projekti i kalimit të gazsjellësit të TAP. Qeveria juaj vendosi për demontimin dhe shitjen për skrap të TEC-it të Fierit, nuk dha arsye, e shiti për skrap. Po të bësh llogarinë sot të asaj që do na sillte TEC-i i Fierit, llogaritë do ishin ndryshe. Po zvogëlimin e portofolit publik, shitët HEC-et, Shkopetin, Ulëzën, dy Bistracat. Ia dhatë kompanisë për të shlyer TVSH-të që i kishit borxh. Po dhënia e ndërtimit të HEC-it Ashka 1 dhe Ashka 2.
Duhet t’i privatizonit siç bëtë. HEC-i që do ndërtohej, HEC Bushat ishte për të optimizuar prodhimin e plotë. Qeveria juaj, ai që foli këtu është ai që këto miliarda lekë ujë i fali dhe ato vlerësohen sot në 8 muaj e parë të këtij viti në 26 mijë tonë naftë.
Në 2012 litari i mbetur jashtë, ndërtimi dhe mosvënia në operim e TEC-it Vlorë. Hodhën në det 150 mln euro. Po të ishin këto asetet e KESH-it, nga llogaritë që bëhen nga ekspertët, del që ne nuk do kishim nevojë për të blerë sot. Pasi e rrënuat sistemin, pasi na u desh nga 2013 deri sot të konsolidojmë sistemin energjetik, ju na flisni sot për performancën e ministrisë e të OSHE-së. Humbjet në rrjetin elektrik të OSHEE-së kanë ardhur duke u reduktuar në çdo vit dhe kanë mbërritur në nivelin më të ulët historik. Nga 45.4%, sot 19%. Për herë të parë në shtator 2022 kemi nivelin më të ulët të humbjeve, 14.9%.” – tha Spiropali.