Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku i kërkon deputetëve të votojnë ligjin për hapjen e dosjeve


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi nga kolegët e parlamentit që të votojnë këtë të enjte projektligjin për hapjen e dosjeve.

Në fjalën e saj Tabaku tha se ky është një ligj i vonuar, të cilin PD ia ka borxh demokratëve dhe të persekutuarve të regjimit komunist.

Sipas saj ky ligj së bashku me lustracionin duhet të ishin votuar kohë më parë.

Nuk mund të shkëputemi nga e djeshmja nëse nuk arrijmë të marrim informacion si ka funksionuar sigurimi i shtetit. Kjo hapje është një proces ku çdokush të shoh veten në pasqyrë”, tha Tabaku.

Ajo shtoi: “Shoqëria jonë është një vend ku askush nuk është dënuar për krimet e komunizmit. Sot në këtë parlament duhet të ishim të gjithë bashkë për të dënuar këdo që valvit portretin e diktatorit. Sot është një ditë ndjesë për të gjithë ata që kanë besuar te Partia Demokratike dhe që ky lig duhej të ishte votua kohë më parë”.

Tabaku u shpreh se personalisht nuk e votoi ligjin e vitit 2015 pasi shumica socialiste rrëzoi amendamentet e deputetes Mesila Doda.

Unë në vitin 2015 nuk e miratova ligjin për dosjet pasi nuk kaluan amendamentet e zonja Doda. Sot besoj se ky parlament dhe duhet të votojë jo vetëm këtë ligj por dhe lustracionin që në vitin 2015 mbyllët sytë”, tha Tabaku.