Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e të riut pasi u shoqërua në komisariat/ Spitali i Traumës hedh poshtë versionin e AMP-së: Lear Kurti erdhi i pajetë te ne


32-vjeçari Lear Kurti

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti mbrëmjen e djeshme në Tiranë mbetet mister. Por “News 24” dhe “Balkanweb” kanë publikuar të dhëna të reja.

Ndonëse në fillim u pohua nga ana e AMP-së se i riu ishte nisur drejt spitalit pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore, Spitali i Traumës ka konfirmuar për “News 24” se 32-vjeçari kishte mbërritur i vdekur në spital.

Dhe në raste të tilla, spitali nuk bën këqyrjen e personave që vijnë të pajetë në këtë institucion, por trupi i kalon morgut për ekspertizë mjeko-ligjore.

Ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të pajetë të 32-vjeçarit thuhet se ka përfunduar dhe familjarët kanë tërhequr trupin e pajetë të tij. Ndërkohë, po sot do të bëhet ceremonia mortore e të riut, i cili do të përcillet pasditen e sotme drejt banesës së fundit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në komisariatin nr.3, pas shoqërimit të të riut në këto ambiente. Sipas AMP-së i riu kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte dërguar në spital.