Vendosni fjalën kyçe....

Ish-anëtari i Autoritetit të Dosjeve: Ligji i miratuar të shoqërohej me atë të lustracionit, votimi tregoi se s’do ketë bashkëpunim në PD


Ish-anëtari i Autoritetit të Dosjeve, Simon Mirakaj, tha sot se ligji i miratuar mbrëmë nga parlamenti nuk i shërben demokracisë pasi ndëshkon të dënuarit dhe jo ata që kanë ushtruar presion për dënimet.

I ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në News24, Mirakaj tha se ligji për hapjen e dosjeve duhet të shoqërohej edhe me atë të lustracionit, i cili do dënonte ish-anëtarët e Sigurimit të Shtetit dhe ata që kanë dhënë dënime politike.

“Shumë zhurmë për asgjë. Mbrëmë u votua ligji i Dosjeve. Ky ligj dënon ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit që të mos jenë më pjesë e administratës së lartë dhe parlamentit. Çdo qytetar është mbështetës i ligjit besoj dhe ligji duhet të shkonte në parlament bashkë me ligjin e lustracionit, është një ligj. Në një moment Alibeaj pyet kryeministrin për ligjin e lustracionit dhe ai i tha ta harrojnë. Ligji i lustracionit përjashton dhunuesit, ish-sigurimsat që kanë dhënë dënime politike. Ligji i mbrëshëm dënon të dënuarin dhe jo ata që kanë ushtruar presion për dënimet. Shumica e bashkëunëtorëve janë bërë me dhunë, kanë firmosur pas presioneve. Ky që e ka detyruar atë që firmosi nuk dënohet. Kryeministri tha të harrohet ligji i lustracionit. Rama e di mirë se ligji përfshin ato që thamë, ata janë votues të së majtës dhe kështu ligji i mbrëmshëm nuk i shërben demokracisë.” – tha Mirakaj.

Ai shtoi më tej se opozita duhet të kërkonte dënimin e krimeve të sistemit e komunizimit. Sipas tij ligji i miratuar i shërben PS-së dhe se votimi i mbrëmshëm është tregues se nuk mund të ketë bashkëpunim mes dy kampeve në PD.

“Opozita duhet të kërkonte nëse kanë ndodhur krime në sistem dhe të dënojë ato krime. Opozitës ka kohë që trumpeton që kemi bërë një projektligj por para se të votohej kjo ata duhet të kërkonin shkallë-shkallë të dënojmë krimet e sistemit dhe komunizmit, të bëjmë një ligj për simbolet e komunizmit, këto i shërbejnë komunizmit. Ky ligj nuk i shërben demokracisë por partisë. Rama tha se nëse në Kuvend nuk do vinte letra anonime me inicialet I. M ne nuk do kishim dalë në këtë debat, por gjërat do iknin. Ky ligj nuk po i shërben demokracisë por kanë marrë spunto nga letra anonime. Nuk jam pro hapjes së Dosjeve pasi e kam kaluar vetë në kurriz atë sistem dhe e di si janë bërë njerëzit pjesëtarë të ish-Sigurimit, janë bërë me dhunë, mbështes që parlamentitë të mos ketë bashkëpuntorët e sistemit. Nuk bëhen arsyetime se në çfarë kushtesh janë hedhur firmat e ish-bashkkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Kur doli kjo ideja e bashkëpunimit brenda spektrit të PD isha optimist por votimi mbrëmë tregoi të kundërtën, nuk mund të ketë bashkëpunim. Grupi i Alibeajt e votoi, grupi tjetër jo.” – theksoi Mirakaj.