Vendosni fjalën kyçe....

Ish-numri një i tenisit të femrave pezullohet pas testit pozitiv të dopingut


Ish-tenistja numër një e femrave në botë, Simona Halep, është pezulluar përkohësisht pasi ka rezultuar pozitive për një substancë të ndaluar në një kampion të marrë në US Open në fillim të këtij viti, kanë njoftuar zyrtarët e tenisit.

Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA) lëshoi ​​një deklaratë të premten duke konfirmuar lajmin se fituesja e dyfishtë e Grand Slam-it do pezullohej ndërkohë që çështja e saj po hetohet.

“ITIA i dërgoi lojtares një njoftim për shkelje të rregullit anti-doping më 7 tetor 2022.” – tha organizata.

ITIA tha se Halep kishte kërkuar që të analizohej kampioni i saj B, i cili konfirmoi të njëjtin rezultat për Roxadustat, i cili është një ilaç kundër anemisë.

“Ndërsa është pezulluar përkohësisht, tenistja nuk ka të drejtë të konkurrojë ose të marrë pjesë në ndonjë ngjarje tenisi të organizuar nga organet drejtuese të sportit.” – vuri në dukje ITIA, e cila rregullon rregulloret anti-doping në tenis në përputhje me Agjencinë Botërore Anti-Doping (WADA).

Halep është dy herë fitues e Grand Slam-it, duke triumfuar në French Open në 2018 dhe Wimbledon në 2019-ën.

Ajo ka qenë gjithashtu finaliste në Australian Open dhe për herë të parë arriti vendin e parë në botë në vitin 2017. Në total, Halep ka kaluar 64 javë në krye të listave të WTA gjatë karrierës së saj.