Kreu i Partisë së Lirisë ka denoncuar kryeministrin Rama se po kërcënon prodhuesit vendas të energjisë.
Në një shënim në Facebook, Meta shkruan se ndërsa partia që drejton ka depozituar në Kuvend dy nisma ligjore për të liberalizuar investimet për impiantet fotovoltaike, kreu i qeverisë kërcënon prodhuesit vendas me tatime të jashtëzakonshme.
Meta shkruan më tej se Rama e bandat e tij energjetike e importojnë energjinë shtatë herë më shtrenjtë sesa prodhuesit vendas ia shesin Furnizuesit të Tregut të Lirë.
Kreu i PL-së e mbyll shënimin duke theksuar se do mbështesë fuqishëm ata që invesojnë për të rritur prodhimin e energjisë në vend.
“Ndërkohë që Partia e Lirisë depozitoi këtë javë dy iniciativa ligjore në Kuvend për të liberalizuar investimet për impiantet fotovoltaike me qëllim nxitjen e qytetarëve dhe bizneseve për ta zgjidhur vetë prodhimin e energjisë me panele diellore, Edi Rama kërcënoi prodhuesit vendas të energjisë se do t’u vendosë tatime të jashtëzakonshme. Ky i marrë kërkon t’i falimentojë këta sipërmarrës guximtarë që kanë investuar 1.2 miliardë euro dhe kanë kontribut madhor në prodhimin e energjisë.
Shtatë herë më shtrenjtë e importon energjinë Edi Rama dhe banda e tij në energjetikë sesa prodhuesit vendas ia shesin Furnizuesit të Tregut të Lirë. Në vend që të nxisë investimet për prodhimin e energjisë ky i marrë shantazhon me falimentim gjithë këta sipërmarrës seriozë.
Nuk mbulohen dot dështimet dhe megavjedhjet në energjetike nga Edi Rama duke fajësuar prodhuesit vendas të energjisë të cilëve duhrt t’u jemi mirënjohës për sakrificat e bëra.
Partia e Lirisë do t’i mbështesë fuqishëm të gjithë ata që do të investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë duke flakur të gjitha pengesat burokratike, administrative dhe korruptive të regjimit aktual. – shkruan Meta.