Vendosni fjalën kyçe....

Meta për zgjedhjet lokale: Mbështesim kandidatët e Berishës, s’do ketë asnjë kandidat nga PL që sfidon ata të PD-së


Në një konferencë për mediet, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se në zgjedhjet lokale se s’do ketë kandidat të PL-dë që të sfidojë ata të PD-së.

“Për mua marrëveshja është e përfunduar, që do të thotë se ne do të mbështesim çdo kandidat që do të konfirmojë PD. Për mënyrën si do të përzgjidhet kandidati përgjegjësia i takon PD dhe zotit Berisha. Për ne e rëndësishme është fitorja kundër bandës së rilindjes në zgjedhjet vendore. Ne si forcë politike e kemi të qartë do të synojmë maksimumin në të gjitha këshillat bashkiake, sa i takon kandidatëve nuk të ketë asnjë kandidat nga Partia e Lirisë që sfidon kandidat e PD.”- tha Meta.

Ndërkohë, deputetët demokratë që janë mbështetës të Enkelejd Alibeajt që bashkuan votat me PS për ligjin e hapjes së dosjeve, i ka konsideruar si pa elektorat dhe moral.

Për Lulzim Bashën ai tha se është “peng” dhe nuk ka më fuqi të hakmerret.

“Nuk ka më fuqi Basha për të bërë asnjë hakmarrje. Se ç’kishte për t’i bërë i ka bërë. Kemi të bëjmë me deputetë që nuk kanë më çfarë të humbasin, elektorat, dinjitet, moral besë nuk kanë. Nuk kanë më çfarë të bëjnë më shumë se sa kanë bërë dhe kjo loja e historisë me I.M është lojë Rama Basha.

Nuk ka fuqi Basha, Basha do përpiqet të prishë punë sa të mundet. Ai është peng i historive të veta. Ata deputetët marrin lekë dhe s’duan fare as politikë aty. Shikoni llogaritë e familjarëve si i kanë pasur para se të ishin në opozitë dhe si i kanë sot. Opozitarë më të suksesshëm në biznese nuk ka parë historia botërore.”- tha Meta.