Ky është momenti nga përplasja e djeshme në Kuvend mes deputetit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe kryeministrit Edi Rama.
Në seancë plenare po diskutohej miratimi i ndryshimeve ligjore për hapjen e plotë të dosjeve të Sigurimit. Kur Vasili fliste, Rama qeshte nga vendi.
Në një moment, Vasili kthehet pas dhe i drejtohet Ramës: “Po ik o idiot se je i lodhur komplet. Ik o iditot se ke gjithë ditën dhe bën si budalla.”- tha Petrit Vasili. Për këtë Vasili mori vërejtje nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.
Vasili iu drejtua Nikollës duke i thënë:” Zonja kryetare do ta pushosh këtë apo ka ndonjë status të veçantë ky se nuk është mirë nga trutë. S’jemi këtu për skizofrenitë e këtij, me shërime pa shërim.”