Vendosni fjalën kyçe....

Nëse republikanët fitojnë zgjedhjet afatmesme, rrezikohet ndihma për Ukrainën – Politico


Anëtarët e BE-së duhet të jenë të përgatitur për të ofruar më shumë ndihmë për Ukrainën pas zgjedhjeve afatmesme të 8 nëntorit në SHBA, raportoi Politico.

“Nëse Partia Republikane merr kontrollin e Kongresit, ‘donatori më bujar i NATO-s për Ukrainën në luftë, mund të vendosë befas të jetë më i kursyer.” – paralajmëroi media të enjten.

Sondazhet e opinionit kanë treguar mbështetje në rënie të votuesve amerikanë për Ukrainën. Anëtarët e Partisë Republikane kanë kritikuar gjithnjë e më shumë presidentin Joe Biden për kërkesën e Kongresit për dhjetëra miliarda dollarë ndihmë për Kievin dhe se nuk i shpenzon paratë për çështje të brendshme që partia i konsideron të rëndësishme, si mbrojtja e kufijve.

“Unë mendoj se njerëzit po vuajnë recesionin dhe nuk do i japing çekun e bardhë Ukrainës. Ata thjesht nuk do ta bëjnë këtë.” – tha lideri i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy për Punchbowl News këtë javë.

Republikanët i kanë kërkuar prej kohësh BE-së të marrë një barrë më të madhe në mbështetjen e Ukrainës, duke argumentuar se kriza atje është një kërcënim më i madh për evropianët sesa për SHBA-në. Politico parashikoi se nëse Partia Republikane fiton një kontroll më të fortë në zgjedhjet afatmesme, qasja e Uashingtonit ndaj aleatëve të saj mund të ndryshojë.

Por zyrtarët në Bruksel nuk presin ndonjë ndryshim serioz në bujarinë e Uashingtonit ndaj Ukrainës për shkak të një konsensusi të përgjithshëm dypartiak në favor të saj.

Ambasadori i Estonisë në SHBA, Kristjan Prikk, tha se ‘është siguruar nga anëtarë të ndryshëm të Kongresit se ka një mbështetje të fortë thelbësore për të vazhduar ndihmën për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme nga të dyja palët’.

David McAllister, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, i tha Politico se në fund të fundit ‘presidenti mban një kontroll të konsiderueshëm mbi politikën e jashtme’.