Partizani ka shpartalluar Teutën në Durrës 4-1 duke zhytur ‘djemtë e detit’ edhe më shumë në krizë.
Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Hoti me një dygolësh, Da Silva e Skuka ndërsa golin e nderit për durrsakët e shënoi Gruda.
Pas kësaj fitoreje Partizani ka forcuar pozitat në krye të renditjes ndërsa Teuta është zhytur në vendin e parafundit të klasifikimit.
Në ndeshjen tjetër të pasdites, Vllaznia ka mundur në fushën e saj Bylisin.
Shkodranët e shohin veten në vendin e tretë të klasifikimit kurse Bylisi në të gjashtin.
Java e nëntë e Supërligës mbyllet me ndeshjet Kukësi-Egnatia, Kastrioti-Laçi e Tirana-Erzeni.