Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë një dhuratë nga një prej gazetarëve në Konferencën e sotme për mediet.
Gazetari duke iu drejtuar Berishës i tha se redaksia i kishte përgatitur si dhuratë për ditëlindje portretin e tij të pikturuar.
“Kjo pikturë pas disa vitesh do shitet 100 mijë euro.”– tha gazetari Almer Toska, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi për deputet në zonën e tij të Roskovecit.
Berisha e falenderoi atë për dhuratën.