Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për mediet, nga ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ishte i pranishëm në seancën plenare të së enjtes në debatin për energjinë elektrike apo për projektligje të rëndësishme si ai për sigurinë kibernetike.
“Parlamenti i Shqipërisë po përjeton ditët e tij më të zeza për shkak të batakçinjve e delenxhnjve që e kanë kapur për fyti e shndërruar në instrument të hajdutërive.
Dje, nuk u paraqit e nuk tha gjysmë fjale në debatin për energjinë për të cilat llomotit rrugëve të Shqipërisë si njeri i çekuilibruar. Nuk erdhi të diskutonte për çështjet për sigurinë kibernetike ku dihet që kjo siguri po përjeton ditët e saj më të zeza.”– tha Vasili.
Lidhur me miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve dje në Kuvend, Vasili tha Parlamenti është kthyer në zëdhënës të qeverisë dhe se maxhoranca ka bllokuar projektligje në interes të publikut për muaj me radhë.
“Parlamenti është kthyer në një zëdhënës të qeverisë të hajdutëve të rilindjes. Rilindja në parlament ka bllokuar në mënyrë mafioze projektligjet për muaj të tëra që lidhen drejtëpërdrejtë më interesin e qytetarëve, ka bllokuar projektligj për çmimin e naftës, ka bllokuar edhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për ligjin që ka të bëjë me tubime dhe dënimet e qytetarëve që dalin në proteste. Ka bllokuar indeksimin e pagave, ka bllokuar ligjet për energjinë.
Të gjitha këto nisma të Partisë së Lirisë kanë lidhje vetëm me interesin e qytetarëve ndërkohë Parlamenti voton lloj lloj koncesionesh, marrje borxhesh me qindra milionë, justifikim të hajdutërive por vazhdon e bllokon këto nisma në mënyrë që qytetarët të vazhdojnë të vidhen nga oligarkët e naftës që OSHEE e KESH të vazhdojnë të vjedhin qindra milionë euro, sepse këto para i ndajnë me kryeministrin dhe qeverinë.
Bllokojnë të gjthë llogaridhënien për hajdutëritë shtetërorë duke filluar nga vetë kryegrabitësi Edi Rama i cili as nuk mori pjesë në debatin për energjinë duke kryer një faj shumë të rëndë dhe pa alibi përpara shqiptarëve, para detyrimit si kryeministër dhe duke treguar që është ai kryegrabitësi i qindra milionë eurove me energjinë. Partia e Lirisë nuk do t’i ndahet deri në fund çuarjes përpara të këtyre nismave por nuk do t’i ndahet deri në fund edhe diskretitimit të banditëve që drejtojnë vendin dhe që kanë marrë peng Parlamentin e Shqipërisë.”- tha Vasili.