Një gjykatë në Nju Jork ka rrëzuar një padi për sulm seksual të ngritur kundër aktorit Kevin Spacey.
Rasti u ngrit nga aktori tjetër Anthony Rapp, i cili thotë se Spacey e preku në mënyrë të papërshtatshme në një festë në vitin 1986, kur ai ishte 14 vjeç.
Rapp i cili sot është 50-vjeç, e ngriti padinë ligjore në shtator të vitit 2020 dhe kishte kërkuar rreth 40 milion dollarë dëmshpërblim. Rapp thoshte se Spacey u shtri për një kohë të shkurtër mbi të në një shtrat pas një feste në vitin 1986.
Siç shkruan CNN, trupa gjykuese diskutoi për rreth një orë dhe arriti në përfundimin se Rapp nuk provoi dot se Spacey i “preku një pjesë seksuale ose intime”.
Gjykatësi Lewis Kaplan e pushoi zyrtarisht çështjen.
“Ne i jemi shumë mirënjohës jurisë që i ka parë këto akuza të rreme.”- tha më vonë Jennifer Keller, një nga avokatet e Spacey-t, ndërsa po largohej nga gjykata. Spacey vetë nuk foli me gazetarët kur u largua.
Rapp thotë se kur ai ishte 14-vjeç në vitin 1986, Spacey i cili atëherë ishte 26 vjeç, e ftoi atë në shtëpinë e tij në Manhattan. Atë mbrëmje, Rapp thotë se Spacey e shtriu në shtrat, i kapi vithet dhe iu shtri sipër pa pëlqimin e tij.
Por gjykatësi e hodhi poshtë pretendimin e Rapp-it për sulm.