Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Gjirokastër, polici kufitar përveç 12-vjeçarit që humbi jetën përplasi me makinë edhe dy fëmijë të tjerë


Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, që i mori jetën një fëmije 12-vjeç.

Sipas televizionit “News 24”, polici kufitar Estien Dine, 24-vjeç, kishte përplasur edhe dy fëmijë të tjerë përveç atij që ndërroi jetë.

Por dy të miturit për fat të mirë kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Policia njoftoi më herët se një aksident kishte ndodhur në aksin rural Valare-Gjirokastër, rreth orës 18:50, kur një makinë tip “Benz” përplasi fëmijën 12-vjeç që po ecte në këmbë në rrugë. Makina që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një polic kufitar.

“Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip ‘Benz’, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.”- bënte me dije Policia.

Polici 24-vjeçar është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.