Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar kryeministren e re të Italisë, Giorgia Meloni pas betimit të saj.
Në një mesazh në gjuhën italiane të postuar në Twitter, Basha shprehet i bindur se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen me tej me Melonin në krye të shtetit fqinj.
“Punë të mbarë për kryeministren e re Giorgia Meloni, e cila me guxim dhe vendosmëri fitoi besimin e italianëve për të qenë gruaja e parë që do të udhëheqë Italinë në një periudhë sfidash të mëdha.
Jam i bindur se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen me tej, po ashtu dhe bashkëpunimin në avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.”– shkruan Basha.
Ky urim i Bashës vjen pasi qeveria e re italiane me në krye Giorgia Melonin u betua sot para presidentit të Italiasë Sergio Mattarella. Të dielën do të kryhet dorëzimi i detyrës nga kryeministri, Mario Draghi tek Giorgia Meloni. Për herë të parë Italia më në fund ka një grua në krye të qeverisë.