Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Salianji: Nuk ka vullnet politik për bashkimin e PD-së


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është skeptik për procesin e bashkimi të PD-së. Në një intervistë për “News 24” Salianji u shpreh se nuk sheh vullnet politik për bashkimin e PD-së.

Ai tha se për sa kohë një palë nxiton për primaret dhe pala tjetër nuk i pranon ato, kjo tregon se nuk ka vullnet politik që PD të bëhet bashkë.

Një variant që Salianji e sheh si një mundësi bashkimi, është ndarja e bashkive mes dy grupimeve, edhe pse vetë nuk ishte dakord për këtë.

“Unë po them një tezë si mund të jetë bashkimi. Po marr të dy pjesët, Sali Berisha ka shpallur primaret nga ana tjetër PD zyrtare (po e quaj kështu për efekt komunikimi) ka një anëtar një votë. Ku ndahemi këtu, cila është ndarja? E kemi të shkruar të bardhë mbi të zezë që në PD vendosin anëtarët. Nëse hapet për simpatizantët shumë herë më mirë që mos ketë lista të kontestuara. Nuk vjen një socialist të votojë, sidomos në zonat e vogla. Mos bëjmë që ky është një proces i ndërlikuar, i vetmi ndërlikimi që bëhet është manipulimi për interesa të caktuara.

Bëjmë sikur bëjmë primare që të nxjerrim emrin që kemi piketuar, bëjmë sikur bëjmë një anëtar një votë për të nxjerrë emrin që kemi përcaktuar. Duke qenë se është kjo klimë mosbesimi, bashkimi i tyre në grupe të përbashkët, se vetë këtu ka mbetur tek kandidatët, tani po bëhet fjalë ca do marrim.

Sot të thuhet qartë troç, që ne duam kaq bashki. Unë nuk jam për atë variant, por mund të ishte një prej varianteve. Duam që kaq bashki të jenë për ata që kanë mbështetur këtë linjë, kaq këtë linjën tjetër. Përderisa unë nuk shoh asnjë vullnet të tillë për të shkuar drejt një procesi gjithëpërfshirës dhe të përbashkët.

Më vjen keq të them po shoh që e gjithë loja po bëhet për të ardhur këtu në studio dhe për të thënë që ne i bëjmë të gjitha përpjekjet, por ata të tjerët ishin të këqij, qoftë njëra qoftë tjetra.”- tha Salianji.