Fermerët e Zelandës së Re dolën në rrugë anembanë vendit me traktorët e tyre të enjten për të denoncuar skemën e kryeministres Jacinda Ardern për të taksuar ‘emetimet bujqësore’, duke përfshirë pordhët dhe gromësirat e lopëve.
Ata argumentuan se jo vetëm që kostot e shtuara do i nxirrnin jashtë biznesit, por do të rrisnin në vend të që pakësonin emetimet e gazeve serrë.
Grupi mbrojtës i fermerëve ‘Groundsëell’ organizoi protestat në mbi 50 qytete, duke mbushur rrugët me dhjetëra traktorë.
Fermerët në protestë argumentuan se taksa jo vetëm që do t’i nxirrte nga biznesi, por në fund do të rriste emetimet duke i detyruar fermerët në vendet e tjera me praktika më pak efikase që të përballonin problematikën. A
ta theksuan se taksa nuk merr parasysh pemët dhe shkurret që mbjellin fermerët në tokën e tyre, të cilat largojnë karbonin nga atmosfera. Disa thanë se nuk do e paguanin taksën.
Rregullorja e re, e cila ende nuk ka marrë miratimin përfundimtar, do tatojë fermerët bazuar në gazin e vlerësuar të metanit dhe oksidit të azotit të prodhuar nga kopetë e tyre blegtorale duke filluar nga viti 2025.
Pagesat do bëhen çdo një deri në tre vjet dhe çdo fermer që arrin pragun për madhësinë e tufës dhe përdorimin e plehrave do preket nga kjo.
Qeveria ka argumentuar se fermerët mund të rikuperojnë paratë duke paguar më shumë për produkte miqësore me mjedisin, megjithëse me një recesion që kërcënon shumicën e ekonomive të zhvilluara të botës, nuk është e qartë se kush do të jetë në gjendje t’i përballojë ato.
Bujqësia është një industry gjitante në Zelandën e Re, ku ka dy herë më shumë bagëti sesa njerëz dhe pesë herë më shumë dele dhe qumështi është eksporti kryesor i vendit. Për këtë arsye industria përbën rreth gjysmën e emetimeve të saj të gazeve serrë, dhe pjesa më e madhe e tij është metani që vjen nga gromësira e pordhët e lopëve.
Kjo nuk i ka penguar kritikët e legjislacionit që ta emërtojnë atë si ‘taksa e pordhës së lopës’, një keqkuptim popullor që rrjedh nga formulimi fatkeq i projektligjit ‘Green Neë Deal’ të kongresmenes demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez në vitin 2019.
Taksa e emetimeve bujqësore do të ishte e para e këtij lloji në botë.
Si pjesë e zotimit të Ardern për ta bërë Zelandën e Re asnjanëse ndaj karbonit deri në vitin 2050 për të trajtuar ndryshimet klimatike, qeveria shpreson të avogëlojë emetimet e metanit nga bagëtitë me 10% deri në vitin 2030 dhe deri në 47% deri në vitin 2050. Një nismë e ngjashme në vitin 2003 u pengua nga protestat masive nga industria.