Një tjetër sasi eurosh është kapur dhe sekuestruar në Portin e Durrësit.
Këtë herë janë gjendur 25 mijë euro të padeklaruara në një autobus.
Policia ka ndaluar drejtuesin e autobusit.
Kjo është sasia e dytë me para që kapet brenda 24 orëve në portin e Durrësit.
Ditën e djeshme u kapën mbi 520 mijë euro në një autobus të linjës Padova-Durrës.