Qeveria Italiane është betuar sot. Giorgia Meloni dhe ministrat e saj janë betuar se do të mbrojnë Kushtetutën përpara presidentit Mattarella. Ky është ekzekutivi i parë italian i kryesuar nga një grua. Një qeveri e nisur në kohë rekord që do të funksionojë menjëherë.
Kryeministrja e re dhe 24 ministrat e kabinetit të saj janë betuar përpara presidentit Sergio Matarella.
Dje, më 21 tetor, Meloni dhe partnerët e saj të koalicionit, Silvio Berlusconi, lideri i “Forza Italia” dhe Matteo Salvini, kreu i partisë kundër emigracionit “Lega Nord”, u takuan me presidentin italian Sergio Mattarella në pallatin presidencial, i cili pranoi listën e ministrave të kabinetit të ardhshëm qeveritar.
Pas takimit Meloni u tha gazetarëve se koalicioni i tregoi presidentit se ajo ishte gati të merrte mandatin për të qeverisur.