Një 35-vjeçar është plagosur me thikë pak pas mesnate në Sarandë.
Shtetasi Besmir Uka, ka shkuar në spital në mesnatë i plagosur dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pas goditjeve në bark.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në një lokal në lagjen nr.3.
Besmir Uka rezulton i dënuar me parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010, madje gjatë kohës që ndodhej në burg është proceduar penalisht pasi është denoncuar nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në “Facebook”.
Uka ka edhe precedentë penalë edhe për “dhune në familje”, “drejtim mjeti pa patentë”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.