Vendosni fjalën kyçe....

Polici kufitar përplas për vdekje fëmijën 12-vjeç në Gjirokastër


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër, duke i marrë jetën një fëmije 12 vjeç.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rural Valare-Gjirokastër, rreth orës 18:50, kur një makinë tip “Benz” përplasi fëmijën që po ecte në këmbë në rrugë.

Makina që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një polic kufitar. Polici 24-vjeçar me inicialet E.D është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.

 “Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.”– bën me dije Policia.