Vendosni fjalën kyçe....

Policia sekuestron tokën me vlerë 8 milionë euro në Himarë


Policia ka ekzekutuar vendimin e gjykatës së Vlorës që vendosi sekuestro preventive për rreth 60 mijë metër katror tokë në zonën bregdetare të Himarës, Dhërmiut dhe Gjilekës.

Sekuestrimi i tokës me vlerë 8 milionë euro u bë në sajë të operacionit “Formulari”.

Policia ekzekuton vendimin e gjykatës së Vlorës për vendosjen e sekuestros preventive mbi një sipërfaqe në bergdetin e Jugut.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Formulari”, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 59.889 metra katror, me vlerë 8 000 000 euro, në zona bregdetare, në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njoftoi policia.

Nga operacioni “Formulari” janë akuzuar 22 persona për falsifikim të vilave dhe stampave me qëllim përfitimin e tokës në bregdet.