Miku i Lear Kurtit, 32-vjeçarit që gjeti vdekjen në duart e policisë së Tiranës, ka rrëfyer momentet e fundit të jetës së të riut.
Duke folur për “Piranjat”, miku i Learit tregon se në momentin ku ka parë policët duke e dhunuar, ka ndërhyrë duke u thënë se ai vuan nga epilepsia. Pretendimet e tij se policia e ka dhunuar barbarisht miku i viktimës i ka bërë edhe para hetuesve.
Duke treguar për marrjen në pyetje i riu theksoi se ka pasur edhe një rrëfim për drejtorin e AMP Ardi Veliu.
“Këtë pyetjet ma bëri edhe drejtori i AMP, Ardi Veliu, dhe më tha nëse kam parë që makina mund të ketë pasur lëkundje. Apo nëse kam parë dhunë në makinë? Unë i thash që rrugët tona janë të gjithë gropa.” – tregon ai.
“Ka qenë Ardi Veliu, më ka pyetur edhe Prokurori. Më kanë marrë shumë veta në pyetje unë i qëndroj këtij versioni. Këta kanë nxjerrë versionet e tyre. Jo ka vdekur nga mbidoza, nuk ka lidhej fare. Këta turp të kenë. Policët që kanë thënë atë natë duhet të bëhen burra dhe të thonë “Po ne u acaruam se na iku”. Të thonë të vërtetën. Leari ka ndërruar jetë nga torturat e këtyre dhe nuk e kanë kuptuar që djali ka pasur sëmundje. Sapo e ka marrë vesh edhe vetë ai. Se kanë kuptuar se pse ka qenë e axhituar dhe djali dha shpirt.”
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e ABC News