Një 85-vjeçar ka ndërruar jetë në Gjirokastër pas një aksidenti
I moshuari me iniciale F.D.. dyshohet se ka humbur jetën pas zetori me të cilin po punonte është përmbysur duke e zënë poshtë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karjan pasditen e sotme rreth orës 17 e 20.
Njoftimi
“Gjirokastër/Informacion paraprak. Në datën 23.10.2022, rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.”