Vendosni fjalën kyçe....

“Firma franceze Lafarge u ekspozua si një nga institucionet më të rëndësishme që mbështesin terrorizmin” – Erdogan


Gjiganti francez i çimentos Lafarge është ekspozuar si një nga institucionet më të rëndësishme që mbështet terrorizmin, tha të premten presidenti turk Erdogan.

“Kur thashë se si gjiganti francez i çimentos, i quajtur Lafarge, mbështeti dhe ndihmoi organizatat terroriste në veri të Sirisë, francezët nuk e kuptuan këtë. Unë ia thashë këtë presidentit francez Macron. Tani në parlamentin francez, ata i kërkuan Macron llogari për Lafarge.” – tha Erdogan në Konferencën e 12-të të Ministrave të Informacionit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll.

“Për momentin, Lafarge është bërë një nga çështjet më të rëndësishme në axhendën e Francës. Lafarge tani është plotësisht e ekspozuar si një nga institucionet më të rëndësishme që mbështet terrorizmin.” – shtoi Erdogan.

Lafarge u dënua të martën me një gjobë të rëndë prej 778 milionë dollarësh nga një gjykatë amerikane për mbështetjen e disa grupeve terroriste në Siri në vitet 2013-2014, përfshirë Daesh/ISIS.

Erdogan tha se megjithëse Turqia është ‘i vetmi vend’ që lufton grupin terrorist DAESH/ISIS në terren, ajo u nënshtrohet ‘akuzave imorale’.