Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ishte i pranishëm në protesën e zhvilluar pasditen e sotme lidhur me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit nga policia.
Spahia tha se kjo nuk është ngjarja e vetme tragjike që ka të bëjë me policinë.
Ai bëri thirrje që autoritetet të qartësojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe të çojnë para drejtësisë përgjegjësit.
“Një detyrim qytetar reagimi pas ngjarjes së fundit, humbjes së jetës në mënyrë tragjike të Lear Kurtit. Për fat të keq nuk është ngjarja e vetme. Është e domosdoshme që nga strukturat e shtetërore të behet një qartësi e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përgjegjësit të marrin atë që u takon. Nuk duhet kaluar në heshtje. Bëhet gati e frikshme ajo që po ndodh në Shqipëri dhe natyrshëm ndodh edhe reagimi qytetar.” – tha Spahia.