Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: UÇK-ja do dalë e pastër në Hagë, gjyqet të imponuara nga politikanë jolargpamës


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 49-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se UÇK ishte dhe është e drejtë.

“UÇK ishte dhe është e drejtë andaj do të dalë e pastër edhe nga gjyqet e imponuara padrejtësisht nga politikanë që u mungonte largpamësia”, tha kryeministri Kurti.

Kurti foli edhe për bashkëpartiakun e tij që gjendet në Hagë, Rexhep Selimi.

“Rexhep Selimi, aktivisti ynë, deputeti, gjenerali i UÇK-së, që e kishim anëtar kryesie, e kryetar të grupit parlamentar, për të cilin kemi shumë krenari dhe mall pa çka se çmallemi kur kontaktojmë me të, por jam i sigurt që shpejt do ta kemi serish, teksa urojmë që të lirohet nga ato akuzat e pabaza që i janë bërë atij dhe të tjerëve”, ka thënë ai.