Vendosni fjalën kyçe....

Meksika përgatitet për uraganin Roslyn, parashikohen përmbytje dhe erëra


Qytetet përgjatë bregut të oqeanit Paqësor në Meksikë po përgatiten për uraganin e fuqishëm Roslyn, mes paralajmërimeve se mund të sjellë stuhi të rrezikshme dhe përmbytje.

Stuhia e kategorisë 4 me erëra deri në 209 km/h ka të ngjarë të zbarkojë në perëndim të vendit të dielën në mëngjes, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA (NHC).

“Një valë e rrezikshme stuhie pritet të shkaktojë përmbytje të konsiderueshme në lindje të vendit,” tha NHC në buletinin e saj informativ të dielën.

“Në afërsi të bregdetit, valët do të shoqërohen me dallgë të mëdha dhe shkatërruese”, paralajmëroi agjencia, duke shtuar se ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut në zonat me terren të thyer.

Sezoni i uraganeve dhe stuhive në Meksikë zakonisht zgjat nga qershori deri në nëntor, duke prekur si brigjet e Paqësorit dhe ato të Atlantikut në vend.