Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala në News 24 ka folur për vdekjen e djalit të saj.
Ajo tha se kur e parë djalin, ishte një tmerr, pasi ishte i dhunuar.
Gjatë intervistës, Fatmira Mustafa tha se me atë çfarë ka parë beson se Learin e kanë dhunuar, pasi kishte marrë goditje të tmerrshme.
Pjesë nga intervista:
Nëna e Lear Kurtit: Ishte i mavijosur, një e qepur nallbançe. Kam parë një tmerr. Supozimet e mia janë këto që është i dhunuar. Seç nxjerrin këto kjo është e pabesueshme. Nuk e di, se janë të rinj, por kur e ndjejnë se ndiqen e hedhin, dhe jo të thonë se e ka gëlltitur. Pashë se kishte hematomë, ai është i grushtuar i sulmuar, edhe atë të kokës që kanë bërë ai ka marrë goditje të tmerrshme.
Kam folur dje në darkë më një shokun e tij, edhe ai ishte i shokuar, Personin që rrinte me Learin e njihja. Se ka parë ngjarjen nuk e di. Por si nënë unë di të them se ai ka ikur i dhunuar. Unë këtë di të them, kanë frikë të rinjtë, shikojnë orën dhe thonë o bo bo. kjo lagja jonë është e sulmuar . Unë nuk hedh supozime, por me shenjat që kam parë di të them se dhunuar tmerrësisht.
Gazetarja: Kush dyshoni se e ka dhunuar?
Vetëm Policia. Atë e donin të gjithë shokët. Ishte pak nevrik, por shokët ia dinin natyrën dhe e pranonin siç ishte. Leari para 10 vitesh iu mbyll një çështje dhe doli i pafajshëm. i erdhi një letër që duhet të paraqitet në gjyq dhe më tha “duhet me ik jashtë se këta do më plasin brenda”. i thashë rri i qetë se kemi avokat. Më tha “çfarë jete është këtu, ke frikë të dalësh”. Policinë e kishte fobi, e kanë kapur disa herë edhe me shoqen e tij që kishte. Por e ndjente veten të pastër dhe fliste. Ai ishte i dhunuar.
Gazetarja: Çfarë kërkoni nga institucionet?
Unë flas dhe ne emër të të gjitha nënave, që çdo të ri që kapin në rrugë, këta policët nuk e di janë të shkolluar, a janë prindër, por i kapin dhe përdorin forcën. Të rinjtë janë të tmerruar dhe prandaj ikin. Policia këtu është bërë e tmerrshme, nuk kanë siguri të rinjtë. Djali më thoshte “mami, po më erdhi e keqja, vetëm nga këta do më vijë”. Më thoshte “nuk më pëlqen kjo botë, ishte njeri me katër gjuhë”. Ai ishte fëmija i gjithë lagjes, të gjithë e donin. Ai nuk e meritonte këtë tmerr.
Gazetarja: Keni një apel?
Fëmijët janë të pafajshëm. Të rinjtë e sotëm janë shumë të mirë, por janë të tmerruar dhe nuk kanë siguri këtu. Nuk e mendoja kurrë vdekjen e djalit dhe sidomos në këtë mënyrë.
Gazetarja: Ka pasur disa protesta ditët e fundit…
Nuk i kam parë fare. kam qenë shumë i lidhur me çunin. Burrit i thashë “do jemi vetëm ne të dy, unë e di që ai është i dhunuar”. Prandaj kërkova ta shikojmë deri në fund masakrën që i bënë fëmijës.