Policia e Vlorës e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një aksion mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar duke kontrolluar mjetet për persona në kërkim ose me precedent penal.
Kontrolle të shumta janë kryer në hyrje të Vlorës.
Operacioni vjen pak ditë pas një tjetër të ngjashmi në qytetin bregdetar ku u shoqëruan disa persona.