Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Rama po përgatit ligj mafioz për t’ia rrëmbyer tokën fermerëve dhe t’ia japë oligarkëve


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Edi Rama se qeveria po përgatit një nismë ligjore për tokat që lihen djerr.

Vasili e quan skandal dhe ligj mafioz pasi sipas tij do i rrëmbehet toka fermerëve për tia dhënë oligarkëve.

Sipas deputetit të PL-së asnjë fermer nuk e lë tokën pa punuar me dëshirën e tij, duke akuzuar qeverinë se po mbyt bujqësinë që ta falimentojë dhe që më pas t’ia rrëmbejë.

Postimi i plotë:

Skandali. Rama po përgatit ligj mafioz për rrëmbimin e tokës fermerëve për t’ja dhënë oligarkëve!

Edi Rama si gjymtyre e oligarkëve po përgatit rrëmbimin mafioz të tokës së fermerëve me gjoja sebepin se ka mbetur pa punuar.

Asnjë fermer nuk e lë asnjë metër katror tokë pa punuar me deshirën e tij.

Toka pa punuar mbetet vetëm për shkak të Edi Ramës dhe qeverisë, që në mënyrë të qëllimshme po e mbytin dhe asfiksojnë bujqësinë që ajo të falimentojë dhe më pas t’i rrëmbejnë tokën.

Qeveria me qëllimin mafioz për falimentimin e bujqësisë:

-vendosi TVSH për furnizimin me impute bujqësore (plehrat kimike, pesticidet, farat, fidanët etj).

-uli norma e kompensimit të prodhuesit bujqësore

-fermerët vuajnë çmimin e naftës 230 lekë për litër,

– çmimi i plehrat kimike është dy dhe trefishuar

– subvencioni i Bujqësisë ne Shqipëri me i ulëti i në Ballkan disa here me i ulet se Maqedonia dhe Kosova.

Te gjitha këto ja bëjnë te pamundur fermerëve te shesin prodhimet e tyre sepse dalin me humbje te mëdha dhe zhyten ne varfëri dhe mjerim.

Qeveria qëllimisht e ka renduar drejt falimentimit situatën, qe te beje ligj dhe tua rrëmbejë token për tua dhënë oligarkëve, qe te investojnë paratë e korrupsionit te qeverise.

Ne rast se qeveria do te merrte si hap te pare masat e mëposhtme do te shihnit se si asnjë pëllëmbë toke nuk do te lihej pa punuar

-Vendosjen e një çmimi fiks për naftën e fermerëve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni.

-Vendosjen e tavanit për çmimet e inputeve bujqësore.

-Riformulimin e skemës mbështetëse. Heqjen e të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.

-Dyfishimi i financimit të skemës mbështetëse si Kosova dhe rajoni.

-Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella).