Vendosni fjalën kyçe....

Belind Këlliçi nga SPAK: Mora pafajësinë lidhur me padinë e Ardian Çelës, kjo tregon se Rama i vodhi zgjedhjet


Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka dalë sot një deklaratë nga SPAK.

Këlliçi u shpreh se sot është marrë vendimi për pafajësi ndaj tij, lidhur me padinë e ngritur kundër tij nga Ardian Çela.

 “Pas 16 muajsh merr fund saga e kallëzimeve penale ndaj meje për deklaratat që kam bërë vitin e kaluar mbi zgjedhjet në Durrës.

Sot ishte vendimi i fundit ku më është dhënë pafajësia.

Baroni i OSHEE, Ardian Çela që e kam pritur ta kem përballë në çdo seancë të gjitha ato që kam thënë në deklarata publike mbi vjedhjen e zgjedhjeve. Për këtë qendrim timin kam pasur mbi 10 kallëzime dhe ky është vendimi i fundit dhe unë kam marrë pafajësinë. Kjo tregon që akuzat e ngritura në mars e prill të 2021 për krimet zgjedhore në Durrës, qendrojnë. Rama i ka vjedhur zgjedhjet. Do kisha dashur që baronin e OSHE, ta kisha përballë për t’ia thënë në sy akuzat.”- tha deputeti demokrat.

Kreu i OSHEE-së Ardian Çela kishte ngritur një padi për shpifje ndaj Këlliçit, pas akuzave të tij se zgjedhjet e vitit të kaluar në Durrës janë vjedhur.