Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ambasadorja Kim dhe qeveria kërkojnë të rrëmbejnë logon e PD-së


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë për emisionin “Pa censurë” në RTSH me gazetaren Elona Meço theksoi se opozita është më e fortë se kurë.

Berisha theksoi se Rama ka filluar turin e fundit të partisë shtet.

Kreu i PD-së theksoi se qeveria e ndihmuar nga Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, kërkojnë të rrëmbejnë logon e partisë.

Unë mendoj se ka një përmbysje të vërtetë në mënyrën si drejtohet opozita. Sot Shqipëria ka një opozitë të vërtetë. Këtë e ndjen Edi Rama që tani del përpara mediave në mënyrë konstante. Ai ka filluar turin e partisë së shtet, turi i fundit i turpshëm. Po mbledh institucionet, rrogtarët duke dëshmuar se po garon si një parti shtet. Nëqoftëse u referohemi sondazheve dixhitale, ka një prevalencë të opozitës mbi Ramën. Rënia e tij është pothuajse e lirë. Po të mos ishte opozita, do ishin siç kanë qenë. Opozita është një opozitë e besueshme nga qytetarët. Opozita bën denoncime të bazuara mbi të vërteta. Nuk është më një freskore e regjimit, por janë forca politike që qëndrojnë ballë për ballë. Është një pjesë, që për arsye të tyre mbajnë qëndrime të tjera”-deklaroi Berisha.

I pyetur nësë e pengon në punën e tij të përditshme, mungesa e vulës dhe logos zyrtare, Berisha u përgjigj: “Është qeveria që kërkon të rrëmbejë logon e PD-së e ndihmuar nga ambasadorja Yuri Kim. Ata janë anëtarë të PD-së, por ata që vazhdojnë atë lojë, janë mashë e Edi Ramës”.