Kryetari Sali Berisha në një intervistë për emisionit në RTSH, “Pa censurë”, të gazetares Elona Meço deklaroi nuk heq dorë nga primaret, pasi, sipas tij, kjo është përcaktuar tashmë qartë në statutin e PD-së.
Sipas tij, PD u rithemelua sepse e kishte të domosdoshme rikthimin tek vlerat themelore konservatore tradicionale të saj, tek individi, liritë dhe të drejtat e tij.
“Ka një statut. Nga asgjë nga statuti ne nuk heqim dorë. Sikundër i njohim ne plotësisht ata si deputetë dhe anëtarë të PD. Fytyra e vërtetë e PD sot është shteti ligjor, që d.m,th zbatimi i plotë i statutit. Ne jemi përgjegjës për statutin tonë dhe, sikundër nesër, do të zbatojmë kushtetutën dhe ligjet e vendit, sot do të zbatojmë statutin tonë. E dyta janë primaret. Ne u premtuam shqiptarëve ndryshimin. Në këtë kontekst ky është ndryshim pothuaj epokal, pas vendosjes së pluralizmit politik 32 vite më parë, bëhet hapi i dytë i madh. Primaret vendosin pluralitetin brenda partisë, përmbysin praktikën e deritanishme të përzgjedhjes së të zgjedhurve dhe i japin fund kryetarokracisë dhe kryesiokracisë, e çojnë pushtetin tek anëtarët dhe së treti përmbysin përfaqësimin. Ata që zgjidhen përfaqësojnë anëtarët, mbështetesit dhe jo Sali Berishën. Për një vend si Shqipëria, ky është një ndryshim epokal në përpjekjen tonë për pluralizëm, po të marrësh parasysh Shqipërinë në të cilën forca qeverisëse politike është kthyer në parti shtet dhe emëron njësoj kryetarët si Enver Hoxha, pa asnjë votim”- tha Berisha.
Lidhur me kundërshtimet e grupimit tjetër për primaret, Berisha deklaron se “cilido që e ndien se mund të krijojë fraksion është i mirëpritur të krijojë fraksion.
“Statuti e ka përcaktuar tërësisht si mundësi. Së pari statuti nuk përjashton. Ne e hoqëm me qëllim të mirë. Së dyti është neni i fraksionit. Cilido që e ndien se mund të krijojë fraksion është i mirëpritur të krijojë fraksion”-deklaroi Berisha.