Vendosni fjalën kyçe....

Granoff: Parku i Butrintit do menaxhohet nga qeveria shqiptare, e vetmja strukturë që do ndërtohet është qendra e vizitorëve


Drejtuesi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff në një interviste për emisionin “Opinion” tregoi detaje lidhur me projektin e zonës muzeale të Butrintit, ndërsa tha se Fondi nuk do të jetë menaxheri i parkut, por menaxhimi do të bëhet nga qeveria shqiptare.

Ne nuk do të menaxhojmë Butrintin. Lë të jemi të qartë. Ne nuk zotërojmë Butrintin, nuk menaxhojmë Butrintin, nuk e marrim me qira Butrintin. Butrinti është një aset kulturor i shtetit shqiptar. Menaxhimi i Butrintit në fund të ditës do të bëhet nga qeveria shqiptare”, tha Granoff.

Drejtuesi i AADF-së tha se në Park nuk do ndërtohet asnjë zhvillim tregtar. E vetmja sturkturë që do ngrihet është qendra e vizitorëve.

Unë mund t’iu them se te parku, te pjesa e Butrintit që ne kontrollojmë,  në mënyrë kategorike nuk do të ketë zhvillime tregtare. E vetmja gjë që do të ndërtojmë te Butrinti është qendra e vizitorëve nga do kalojnë turistët dhe do të zhvillojmë në konkurs arkitekturor për atë godinë. Kjo fotografia juaj tregon diçka shumë interesante”-deklaroi Granoff.