Misioni i OSBE-së në Shqipëri ka komentuar tërheqjen e qeverisë mbi projektligjin për mediat të ashtuquajtur si “Paketa antishpifje”.
Në një postim në Twitter, OSBE shprehet e kënaqur për tërheqjen e qeverisë, ndërsa thekson se legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e kësaj të fundit.
“Jam e kënaqur që qeveria shqiptare tërhoqi nga axhenda parlamentare projektligjet e diskutueshme për median, të njohur si paketa ‘anti-shpifje’. I gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare.”- shkruan përfaqësuesja portugezë e OSBE-së për Lirinë e Media, Teresa Ribeiro. Postimi është rishpërndarë nga prezenca e OSBE-së në vendin tonë.
I am pleased that the #Albania government withdrew the controversial draft media laws, known as the “anti-defamation” package, from parliamentary agenda. All media related legislation must guarantee #mediafreedom, in line with #OSCE commitments & other international standards.
— OSCE media freedom (@OSCE_RFoM) October 24, 2022