Të paktën tre persona, përfshirë të dyshuarin, kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një shkollë të mesme në St Louis, Missouri.
Personi i armatosur hyri në Shkollën e Mesme Qendrore “Visual & Performing Art”s pak pas orës 09:00 me orën lokale të hënën.
Dyert e objektit të shkollës ishin të mbyllura dhe nuk ishte e qartë se si hyri i dyshuari.
Shkolla publike e St Louis kanë thënë se policia “e ndaloi shpejt” sulmuesin.
I dyshuari, që besohet të jetë rreth të 20-tave, shkëmbeu zjarr me policinë.
Nuk dihet ende as motivi dhe as lidhja e tij me shkollën prej rreth 400 nxënësish.
Një vajzë adoleshente u gjend e vdekur brenda shkollës, ndërsa një grua vdiq në spital, tha policia për mediat lokale.
Nxënësit po dilnin me vrap nga shkolla kur oficerët mbërritën dhe thanë se sulmuesi kishte një “armë të gjatë”, sipas komisarit të policisë së qytetit, Michael Sack.
Studenti i vitit të parë Raven Terry i tha stacionit lokal të lajmeve KMOV se sulmuesi kishte shkuar te një shoqe dhe e kishte pyetur atë “A jeni gati të vdisni?”
Taniya Gholston, 16 vjeç, i tha gazetës St Louis Post-Dispatch se personi i armatosur hyri në një klasë ku ajo ndodhej dhe u përpoq ta qëllonte.
“Po përpiqesha të vrapoja dhe nuk munda të vrapoja”, pohoi ajo. “Unë dhe ai patëm kontakt me sy, por ia dola sepse arma e tij u bllokua.”
“Ne pamë gjak në dysheme”, shtoi ajo.
Të plagosurit raportohet se kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe arrest kardiak.