Kryeministri Rama ka takuar sot presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.
Në qendër të takimit mes Herzog e Ramës ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë kibernetike si dhe sulmet e hakerave iranianë ndaj Shqipërisë.
Një ditë më parë, Rama i cili ndodhet në një vizitë zyrtarë në Izrael, u takua me kryeministrin e vendit Yair Lapid.
Po kështu kryeministri izraelit vlerësoi Shqipërinë për ndihmën e dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, vlerësim që është bërë në të shkuarën edhe nga zyrtarë të tjerë të lartë izraelit.