Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen se grabitën afganin, pranga tre të rinjve në Sarandë


Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi akuzohen për grabitjen e një shtetasi afgan.

Në pranga kanë përfunduar 21-vjeçari K.Gj. banues në Laç, 18-vjeçari P.Z. e 19-vjeçari J.B., këta të fundit banues në Sarandë.

Ata akuzohen se kanë grabitur shtetasin afgan i cili ka qenë duke lëvizur në një park të qytetit bregdetar.