Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj takim me intelektualë për Ligjin e Dosjeve: Nevojë e brendshme që ndjenë deputetët e PD-së për të sqaruar qytetarët


Alibeaj dhe disa deputetë të PD-së kanë zhvilluar një takim me një grup intelektualësh lidhur me Ligjin për Dosjet.

Ai pohoi se takimi i parë për këtë ligj mbase duhet të ishte bërë para votimit të ligjit duke shtuar se çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë informacion mbi dosjet.

Po kështu ai theksoi se takimi erdhi si nevojë e brendshme që ndjenë deputetët e PD-së për të sqaruar opinionin publik.

“Takimi i parë mbase duhej bërë para se të votohej ligji. Miratimi për i ligjit për hapjen e plotë të dosjeve, ka qenë pezull në politikën shqiptare. Takimi me ju është nevojë e brendshme që ndjenë deputetët e PD për një sqarim publik mbi atë se çfarë përmban ky proces, për të kuptuar çfarë e si ka ndodhur.  Dosjet e Sigurimit konsiderohen sekret shtetëror, 32 vite pas rrëzimit të sistemit komunist. Të gjitha aktet e dokumentet e lidhura me Sigurimin konsiderohen sekret shtetëror. Grupi Parlamentar i PD-së në qershor 2021 nisi punën për analizën e amendamenteve që të jepnin mundësi për hapjen e plotë të dosjeve. Amandamenti i depozitua në Kuvend në korrik. Ka 2 elemente thelbësore, aspektit juridik dhe publik. Amendamenti i parë i referohet faktit që dosjet të mos jenë më sekret, të kyçura në bodrume të errëta. Ky është Koncepti i deklasifikimit. Bëmë edhe një shtesë për ta plotësuar me një Amandament të 2, që çdokush ka të drejtë bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, të paraqesë një kërkesë tek Autoriteti i Dosjeve. Shoqëria ka nevojë të kuptojë e të rikujtojë makinerinë kryesore të dhunës së atij shteti. E vërteta e mbajtur e mbyllur të mos serviret e përpunuar as nga Autoriteti i Dosjeve. Por çdokush duke marrë duplikantë ta analizojë vetë cila ka qenë e vërteta e atyre dosjeve dhe e vetë diktaturës, pa filtra e përpunim. Për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, nuk hapen si informacion. Element tjetër është se hapja e dosjeve ka synim informimin e publikut shqiptar. Të kuptojmë çfarë ka ndodhur. E kuptoj që bashkë me informimin mund të ketë edhe dëshira sensibilitete dhe ndjesi diabolike për të keqpërdorur informacionin, ndaj është parashikuar që çdo individ që kërkon informacion, firmos që do marrë informacion e nuk do ta përdorë për shantazh e për abuzime.” – tha Alibeaj.