Dy vëllezërit shqiptarë vrasin me sëpatë 53-vjeçarin në Greqi, njëri prej tyre kishte qenë i lidhur me vajzën e viktimës


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 53-vjeçar grek është vrarë me sëpatë nga dy shqiptarë. Sipas medieve greke, e gjitha ndodhi pas një sherri mes dy vëllezërve shqiptarë dhe një familjeje greke, i nisur pasi njëri prej tyre ishte lidhur me vajzën e viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes, kur dy vëllezërit shqiptarë të moshës 27 dhe 47 vjeç, janë përplasur me viktimën dhe dy fëmijët e tij jashtë banesës së këtyre të fundit.

Në një moment gjatë sherrit, thuhet se 27-vjeçari ka goditur me thikë djalin 24-vjeçar të viktimës dhe ka shtyrë vajzën e tij 18-vjeçaren me të cilën dyshohet se kanë pasur lidhje.

Ndërsa vëllai i tij 47-vjeç ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.

Dy shqiptarët janë vendosur në prangat e policisë, një ditë pas krimit të rëndë. Pas dëshmisë së tyre janë transferuar në burgjet e Nigritës.