Vendosni fjalën kyçe....

Escobar: SHBA ka disa shqetësime për amnistinë, qeveria ta përshtatë me kërkesat e BE-së


Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, që mbulon politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se SHBA ka disa shqetësime për aministinë fiskale të propozuar nga qeveria Rama.

Ai i bëri thirrje qeverisë të përshtasë aministinë në përputhje me standardet globale dhe kërkesat e BE-së.

Po edhe ne kemi disa shqetësime. I kemi diskutuar ato me qeverinë e Shqipërisë. Do t’i bëja thirrje qeverisë së Shqipërisë t’i dëgjojë këto zëra dhe ta përshtatë qasjen ndaj amnistisë fiskale që të jetë në përputhje me standardet globale dhe me kërkesat e BE-së”-tha Escobar.