Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron kryeministrin e ri britanik: Rishi Sunak një personalitet i spikatur dhe frymëzues


Pas Sali Berishës, edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar kryeministrin e ri britanik Rishi Sunak për marrjen e detyrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Sunak është një personalitet i spikatur dhe frymëzues, që jep shpresë për fuqizimin akoma më shumë, të marrëdhënieve mes vendeve tona.

Ai po ashtu shton se Partia e Lirisë e konsideron angazhimin e Britanisë së Madhe si faktor i pazëvendësueshëm për stabilitetin e rajonit.

 “Shumë urime dhe suksese z.Rishi Sunak për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe të rëndësishme të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe.
Një personalitet i spikatur dhe frymëzues, që jep shpresë për fuqizimin akoma më shumë, në të gjitha fushat, të marrëdhënieve mes vendeve tona mike në interes të të dy popujve.
Partia e Lirisë beson në vijimin e angazhimit të dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor i pazëvendësueshëm për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë, shtetit ligjor, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”– shkruan Meta.