Vendosni fjalën kyçe....

“Po bënte punë shtëpie”- Ra aksidentalisht nga ballkoni, humb jetën 64-vjeçarja në Tiranë



Një 64-vjeçare ka humbur jetën këtë të martë në Tiranë, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës.

Dyshohet se gruaja kishte qenë duke bërë punë shtëpie, në momentin kur është rrëzuar. Për fat të keq, 64-vjeçarja nuk ka mundur dot të mbijetojë por ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- bën me dije Policia.