Gafat gjatë fjalimeve publike tanimë janë kthyer në diçka normale për presidentin e SHBA-ve Joe Biden.
Ditën e djeshme, ai shqiptoi gabim emrin e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak.
“Vetëm sot, ne kemi lajme se Rashi, Rashi Sanook është tani kryeministër.”- i tha ai audiencës në një event në Shtëpinë e Bardhë që shënonte festivalin hindu të Diwali.
“Mjaft befasuese.”- vazhdoi Biden. “Një moment historik novator. Dhe ka rëndësi, ka rëndësi.”
‘”Go figure!”
US President Joe Biden reacts to incoming prime minister Rishi Sunak’s ‘ground-breaking’ win.
Latest 👉 https://t.co/jUh3qMyzSV pic.twitter.com/fMNj07DyzR
— Sky News (@SkyNews) October 25, 2022
Sunak është kryeministri i parë britanik me prejardhje aziatike dhe po ashtu kryeministri i parë hindu.
Prindërit hindu të Sunak, të cilët ishin fëmijë nga familjeje indiane, kanë lindur në Kenia dhe Tanzani përpara se të emigronin në Mbretërinë e Bashkuar.
Biden u ka mbijetuar disa gafave gjatë kohës së tij në detyrë. Në një rast zëvendëspresidenten e tij Kamala Harris e quajti “presidente” dhe në një tjetër rast “zonja e parë“. Në një event në Shtëpinë e Bardhë në fillim të tetorit, ai pyeti se ku ishte kongresmenja Jackie Walorski, e cila kishte ndërruar jetë dy muaj më parë.