Vendosni fjalën kyçe....

Rishi Sunak është zyrtarisht kryeministër


Rishi Sunak tani është zyrtarisht kryeministri i 57-të i Mbretërisë së Bashkuar pasi u ftua të formonte qeverinë e re nga Mbreti Charles.

Ai është gjithashtu kryeministri i tretë për këtë vit dhe do të hyjë në Downing Street si kryeministri më i ri në dy shekuj.

Vëmendja tashmë është kthyer nga kabineti që Sunak do të përzgjedhë.

Ish-udhëheqësi i konservatorëve, Iain Duncan Smith, i tha BBC-së më herët se emërimet duhet të bazohen vetëm në merita, ndërsa sekretari aktual i Jashtëm James Cleverly tha se partia duhej të kishte “15 të parët në fushë“.

Pjesa më e madhe e vëmendjes do të jetë se kujt do i jepen “zyrat e mëdha të shtetit”:

Kancelari i Thesarit – një pozicion kyç që mbikëqyr Thesarin, financat e qeverisë, politikën tatimore dhe shpenzimet.

Sekretari i Jashtëm – i cili kujdeset për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me vendet e tjera

Sekretari i Brendshëm – që mbikëqyr emigracionin dhe policinë. Këto janë 3 postet kryesore.

Kancelari aktual Jeremy Hunt është vlerësuar nga disa si i sigurt në këtë rol, pasi ka siguruar tregjet kur shkatërroi pjesën më të madhe të mini-buxhetit të Liz Truss.

Emra të tjerë të përmendur për postet kryesore përfshijnë ish-anëtarin e kabinetit Dominic Raab, i cili i ka qëndruar besnik ndaj Sunak si dhe Penny Mordaunt, e cila humbi nga Sunak këtë herë. Ka pasur gjithashtu spekulime rreth rolit të ardhshëm të veteranit të qeverisë, Michael Gove, si dhe ish-kryetarit të partisë Oliver Dowden.