Vendosni fjalën kyçe....

Rrumbullaku u përgjigjet deputetëve të PD-së te Siguria: Brenda 48 orësh jam i gatshëm të jap shpjegime për vdekjen e 32-vjeçarit


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rrumbullaku iu përgjigj deputetëve të PD-së gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë se është i gatshëm të japë shpjegime lidhur me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit nga policia.

Ai tha se nuk kishte reaguar menjëherë pas ngjarjes duke qenë se ndodhej në SHBA ndërkohë që u bëri thirrje deputetëve që respektojnë mundin, djersën e gjakun e efektivëve.

“Jam i gatshëm të paraqitem brenda 48 orëve për të dhënë shpjegime për Kurtin. Së dyti edhe për çështjen Rasha, jap të gjitha shpjegimet e duhura. Do ju lutesha, që jo çdo gjë që mediatikisht shpërndahet për opinionin, janë të vërteta, reale dhe lidhen me hetimet e drejtësisë. Na respektoni mundin, djersën e gjakun e organizatës që jep për Republikën e Shqipërisë.” – tha Rrumbullaku.