Vendosni fjalën kyçe....

6 shtetas të rinj me nënshtetësi shqiptare/ Veliaj: “Putinflacioni” nuk na e ndryshon dot shpirtin solidar


Gjashtë shtetas të huaj kanë marrë nënshtetësinë shqiptare këtë të mërkurë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhej në këtë ceremoni tha se Shqipëria dhe Tirana po e mbajnë derën hapur për të gjithë ata që kanë nevojë.

Kjo pavarësisht situatës së vështirë të krijuar për shkak të luftës në Ukrainë, apo “Putininflacionit” siç e quan ai që sipas Veliajt nuk ka mundur t’ia ulë “shpirtin” solidar Tiranës.

“Një luftë po ndodh jo shumë larg nga këtu. ‘Putinflacioni’ i shkaktuar nga çmenduria e një njeriu që, në vitin 2022, fillon një luftë në mes të Europës, është diçka që ka sjellë pasoja edhe tek ne.

Kaluam një situatë jashtëzakonisht të vështirë me tërmetin, por fakti se u ringritëm dhe secili strehoi dikë, ndihmoi me ushqim dike tjetër, gatoi në një qendër sociale, tregoi se ky qytet ka në thelbin e tij solidaritetin. Ne vërtetë hetojmë në një qytet me 144 shtetësi të ndryshme, por fija e padukshme që na bashkon është solidariteti. Ndaj, besoj fort se për sa kohë kjo është fija që na bashkon, besoj se kjo skuadër, ‘skuadra Shqipëria’, ‘skuadra Tirana’, edhe në këtë çmenduri të luftës, të një xhelati që Europa s’e kishte parë që nga koha e Hitlerit, prapë do të dimë si ta përballojmë.”– tha Veliaj.

Kryebashkiaku thotë se rritja e çmimeve në Shqipëri dhe në mbarë botën vjen si pasojë e luftës në Ukrainë.